LDK dhe AAK kanë zyrtarizuar kandidaturat për kryetar të komunës së Rahovecit.
Janë Ibrahim Kryeziu, ish kryeshefi ekzekutiv dhe Smajl Latifi, ish kryetar i komunës, ata që kanë marrë besimin e anëtarësive të partive të tyre.
Këto kandidatura pritet të jenë mjaft sfiduese për kryetarin aktual, Idriz Vehap, i cili ka kohë që ka shpallur kandidaturën për kryetar. /Rahoveci24/