“I tmerruari” nga Darrelli trajner i ri i Yllit

Ylli ka ndërruar edhe trajnerin e katërt këtë sezon.

Ndryshe nga klubet profesionale, Ylli ka vazhduar me investimet megalomane vetëm e vetëm që të fitojë titullin e kampionit dhe të mposhtë Rahovecin.

Përforcimi i radhës është në bankë ku është larguar turku Fatih Gezer për boshnjakun Adis Beciragic.

Beciragic do të jetë trajner i Yllit deri në fund të këtij sezoni.

Ai njihet si “i tmerruari” nga Darrell Davis për pozën e famshme me duar në kokë pas paraqitjeve epike të Darrell Davis ndaj Pejës edicionin e kaluar.

Lajmi i mirë? Darrell Davis është pjekur edhe më shumë si lojtar dhe është edhe më i rrezikshëm se sezonin e kaluar andaj në ndeshjen e fundit të këtij sezoni të rregullt para playoffit Beciragic do të ketë përballë tmerrin e tij, Darrell Davis dhe Rahovecin në formë atomike. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.