I riu në Opterushë kërcënon një person, përfundon në mbajtje

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve të ndryshme mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë në shumë raste nevojitet ndërhyja e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Opterushë të Rahovecit, ku një person ka kërkuar ndihmën e Policisë.

640x74

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 38-vjeçari ka deklaruar se ka pranuar kërcënime përmes telefonit nga një 28-vjeçar.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarin i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, i riu është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.