I dënuari për kultivim të narkotikëve kapet në Rahovec dhe dërgohet në burg

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të akuzuar për vepra të ndryshme penale, por që të cilët kanë ikur nga duart e drejtësisë.

Vetëm gjatë ditëve të fundit, Sinjali mëson se kanë rënë në pranga të Policisë disa persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave.

640x74

Njëri prej tyre, siç mëson Sinjali është E.Mustafa, i cili është kapur të enjten në Rahovec, pasi ndaj kishte urdhëresa aktive për arrestim dhe ndalim. 

I njëjti ishte në listën e personave të kërkuar, paGjykata e kishte shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”. 

Pas përfundimit të procedurave policore, i njëjti është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese në vend për ta vuajtur dënim

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.