I dehuri sulmon familjarët dhe prishë orenditë në shtëpi

Policia ka arrestuar një person në Rahovec pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte dëmtuar orenditë e shtëpisë së tij dhe ka tentuar t’i sulmojë fizikisht familjarët e tij.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bekim Isma” ku sipas Policisë i dyshuari ishte agresiv edhe me zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.