Rahoveci ka humbur në derbin e parë të zhvilluar në shtëpi, me rezultat të ngushtë 61-62.
Fillimi i pjesës së parë nuk ishte aq i mirë, ndërsa më i dalluari ishte Fred që tentoi të bënte diferencën.
Në pjesën e dytë Rahoveci u kthye fuqishëm me tetë pikë nga Atik Koshi, ndërsa atmosfera ishte impozante në palestër
Në fund tre mijë shikues u zhgënjyen, kur Minnis huqi në gjuajtjen vendimtare, edhe pse Rahoveci në një moment në çerekun e katërt ishte duke fituar me nëntë pikë epërsi.
Rahoveci kështu pakëson gjasat për pozitën e dytë dhe gjendet në pozitën e tretë.
Rahoveci edhe nga pozita e tretë do të luajë në playoff por nga çerekfinalet, ndërsa kundërshtar do ta ketë Yllin në gjysmëfinale, nëse arrin aty, me suharekasit që do të kenë avantazhin e terrenit vendas në atë rast.