Hoti uron fillimin e muajit të shenjtë të Muharremit

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, për fillimin e muajit të shenjt të Muharremit, ka uruar besimtarët  islam të Tarikateve të Kosovës, e të cilëve u ka uruar agjërim të lehtë e plotësim shpirtëror.

Hoti me këtë rast ka uruar që lutjet e të gjithëve të jenë me personat në nevojë dhe ata që përballen me Covid-19.

640x74

Postimi i plotë i tij:

Për hir të muajit të shenjtë të Muharremit, besimtarëve islam të Tarikateve të Kosovës, u dëshiroj agjërim të lehtë dhe plotësim shpirtëror.

Ky dhjetë ditësh agjërimi dhe lutjesh qoftë i dedikuar edhe për njerëzit në nevojë dhe ata që po përballen me pandeminë COVID-19.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.