Hoti: Ne u dalim zot fjalëve tona

I nominuari për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti në tubimin e organizuar në Prizren ka thënë se ky koalicion është e vetmja alternativë qeverisëse për të ardhmen.

“Kemi listë me duar të pastra”, ka thënë Hoti.

640x74

“Kërkojë mbështetjen më të madhe që kemi pasur ndonjëherë”, ka shtuar ai.

“Ne u dalim zot fjalëve tona. U kemi dalë zot në dy vjetët e kaluara”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se u duhet mbështetje tash, që ta vazhdojnë ndaljen e korrupsionit ashtu siç kanë bërë në qeverisjen e fundit.

“E kemi ndërruar imazhin e Kosovës”.

“Duhet ta vazhdojmë punën që e kemi nisur, prandaj na duhet vota juaj”, ka pohuar Hoti.

Ai ka thënë se me ta vendi do të ketë qeverinë më të mirë që nga paslufta.

“Nuk japim datë kur, por do t’i plotësojmë gjitha kushtet për liberalizim të vizave”, ka thënë Hoti.

“Ne do të ja kthejmë namin vendit dhe kjo nuk guxon të mbetet në duart e koalicionit të territ”.

“Urime të gjithëve fitorja”, ka përfunduar Hoti, njofton Klan Kosova.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.