FOTO +18: Hororr lëndim te KB Rahoveci, sërish Mekaj thyen hundën

Nëse ka lojtar më të pa fat ai është sigurisht organizatori i KB Rahovecit, Leo Mekaj.

Reprezentuesi i Kosovës pati paraqitje të mirë ndaj Islandës, çka gëzoi trajnerin Marjan Ilievski para ndeshjeve të radhës dhe lëndimeve të shumta në ekip.

Por, duket se strategu maqedonas duhet të llogarisë pa Leo Mekajn i cili theu hundën në stërvitjen e skuadrês të fundit para duelit ndaj Rozhajës.

Ende nuk dihet sa do të mungojë Mekaj, pasi gjendja e tij do të rivlerësohet gjatë ditës së mërkurë.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.