Hidhet shorti, KB Rahoveci 029 starton ndaj Borës si mysafir

Është hedhur shorti i edicionit të ri të Superligës në basketboll ku qyteti jonë rikthehet me KB Rahovecin 029.

Dy javët e para Rahoveci udhëton si mysafir, fillimisht te Bora më 4 Tetor në palestrën “1 Tetori” të kryeqytetit, e ku nevojitet përkrahja e madhe e qytetarëve dhe studentëve të Rahovecit për të startaur sezonin me fitore.

osa1

Ndeshja e dytë është super e vështirë poashtu si mysafir ndaj KB Bashkimit.

Dueli i parë në shtëpi vjen ndaj Sigal Prishtinës tek në javën e tretë, kurse ndeshja e dytë në shtëpi do të jetë tjetër ndeshje shumë e fitueshme, ndaj KB Vëllanzimit, në javën e pestë.

Derbi masiv ndaj KB Yllit është dueli i tretë në shtëpi e që vjen tek në javën e tetë më 9 Nëntor – datat mund të ndryshojnë për shkak të Zgjedhjeve.

Më poshtë orari i plotë i ndeshjeve të Rahovecit:

Java 1: Bora vs Rahoveci

Java 2: Bashkimi vs Rahoveci

Java 3: Rahoveci vs Sigal Prishtina

Java 4: Peja vs Rahoveci

Java 5: Rahoveci vs Vëllaznimi

Java 6: Trepça vs Rahoveci

Java 7: Ylli vs Rahoveci

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.