Hidhet shorti gjysmëfinal, këto janë superduelet (Foto)

Eshtë hedhur shorti gjysmëfinal i turneut për javën e dëshmorëve organizuar nga OVL të UÇK-së dhe drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Pas dueleve fenomenale çerekfinale me shumë gola të bukur, u tërhoq shorti gjysmëfinal.

Rahoveci24 ka qëndruar në vendin e ngjarjes, ku në një frymë krejt sportive, dhe me përfaqësuesit e ekipeve e shumë tifozë prezent, u hodh shorti.

Të enjtën nga ora 13:00 zhvillohet dueli i parë gjysmëfinal mes All Star dhe n’Qosh Bar, një super përballje kjo.

Nga ora 13:30 zhvillohet përballja tjetër shumë e fortë mes favoritëve të turneut, Agronomit dhe Artvision me shumë lojtarë kualitativë.

Dueli i vendit të tretë zhvillohet po atë ditë nga ora 17:30.

Finalja e madhe po ashtu mbahet të enjtën nga ora 18:00 në qendrën rekreative sportive, Toni Sport. /Rahoveci24/

artvision all star 1

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.