Hetohen 17 raste të reja korruptive të nivelit të lartë

Prokuroria e Shteti ka pranuar informata për 17 raste të reja të lidhura me korrupsionin e nivelit të lartë.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi në intervistën për “Kohën Ditore” ka thënë se për këto raste tashmë ka aktvendim për hetim të zyrtarëve, të cilët u takojnë niveleve edhe më të larta se ata për të cilët tashmë janë ngritur aktakuza e që dihen në publik.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që në mesin e të hetuarve të këtë ministra, kryetarë komunash, sekretar ministrish, zyrtarë policorë dhe të gjyqësisë. Lumezi ka paralajmëruar edhe mundësinë e nisjes se hetimeve për pasurimin e shpejtë të politikanëve. Ka folur për presionet, si dhe ka shprehur pakënaqësi me vendimet që merr gjykata.

640x74

Ka folur edhe për rastin e hedhjes poshtë të aktakuzës se ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanit, si dhe për arrestimin e deputetëve opozitarë.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.