Hendbolli fillon prezantimin e ekipit, Cula vazhdon për vitin e tretë si trajner

KH Rahoveci ka filluar zyrtarisht prezantimin e ekipit, ndonëse puna për arkitekturën e ekipit të sezonit të ri ka filluar shumë kohë më parë.

Fillimisht është konfirmuar si trajner Leonard Cula, i cili mbetet për një vit të tretë në Rahovec.

Leonard Cula fillimisht e çoi Rahovecin në Superligë, më pas arriti sukses historik në Superligë edicionin e kaluar duke plasuar ekipin në playoff, që ishte një sukses i paprecedent.

Kështu, Cula vazhdon për një vit të tretë, duke u bërë trajneri i parë nga të gjitha sportet që qëndron për tri sezone në një klub sportiv të Rahovecit, bëhet fjalë për trajnerët e ardhur në qytetin tonë në të gjitha klubet.

Rahoveci24 ka informacione se KH Rahoveci ka pasur angazhim të madh gjatë muajit të fundit dhe tashmë ka përfunduar ndërtimin e pjesës më të madhe të ekipit, ku priten befasi të cilat do të zbulohen ditëve në vijim.

KH Rahoveci ka nevojë për përkrahje në mënyrë që të rivalizojë ekipe si KH Besa, KH Prishtina dhe KH Kastrioti e që pritet të jenë konkurrentët kryesor të ekipit tonë në edicionin vijues.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.