Helmohet një familje gjashtë antarëshe në Ratkoc

Ushqimi helmuar një familje të tërë nga Ratkoci i Rahovecit. Bëhet fjalë për 6 persona të helmuar nga familja Morina:
D.Morina, G.Morina, D.Morina, L.Morina, A.Morina dhe E.Morina.

Në syfyrin e datës 29, familja e kishte konsumuar ushqim , kurse të nesërmen në mëngjes të gjithë anëtarët janë ndier të sëmurë dhe kanë kërkuar tretman mjekësor.

Siç mëson RahovecPost, këta familjarë është dashur që të trajtohen edhe në emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjakovës për shkak të helmimit.

E rasti i helmimit është lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja Lirie Podrimaj. Ajo ka thënë se ngjarja është raportuar në Policië më 31 maj.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.