Hektor Demiri kujton Elvis Pistën, mesazh të fuqishëm institucioneve: Koha e fundit të zbulohet vrasja jote, miku im! (Foto)

Hektor Demiri, shoku dhe dhëndrri i ish-kandidatit të ndjerë për deputet, Elvis Pistës, në mënyrë emocionale ka kujtuar veprën e të ndjerit teksa ka kërkuar zbardhjen e vrasjes.

Demiri i cili njihet si një prej personave të afërt të Elvis Pistës jo vetëm për shkak të lidhjes familjare, por edhe për shkak të miqësisë së madhe mes tyre, në mënyrë emocionale ka kujtuar shokun e tij.

Ai thotë se nuk i ka bërë askujt keq, teksa veprat e tij i mbajnë mend njerëzit, teksa për institucionet ka një porosi të qartë – është koha e fundit që të zbardhet akti qyqar.

640x74

Miku im Elvis!

Po bëhen dy vjet që prej se shkove. Në këtë ditë po te kujtoj me dhimbje dhe shumë mall, ndonëse jam ende dhe do të jem gjithmonë pafundësisht krenar me ty.

Veprat që ti le pas nuk do të harrohen kurrë, dhe po ashtu as vizioni yt për të ardhmen, i cili na ndriçon rrugën edhe sot.

Kanë kaluar dy vjet dhe shteti për të cilin punove pa u kursyer, nuk ka arritur që me anë të institucioneve të zbardh atë që ndodhi në natën e kobshme.
Është koha e fundit që institucionet e drejtësisë të japin maksimumin për të zbardhur atë që ndodhi, për të sjellë prapa grilave qyqarët që t’a morrën jetën. Ishe i mirë me të gjithë, edhe me ata që nuk të deshën ashtu si mendove ti.
Me këtë rast i bëj edhe një herë thirrje të gjitha organeve të drejtësisë, qytetarët që kanë ndonjë informatë, që bashk t’a zgjidhim pikëpyetjen, sepse borxh ia kemi Elvisit tonë, i cili punoi për këtë shtet dhe jetoi që të gjithë neve të na shohë me mirëqenie, e te lumtur.
Dedikuar mikut tim, Elvis Pista, në 2-vjetorin e rënies së tij !

Elvis Pista u vra më 15 qershor 2014, në një akt qyqar të vrasjes pas shpine një javë pas zgjedhjeve nacionale ku ai mori mbi 7 mijë vota si kandidat për deputet nga radhët e PDK-së. /Telegrafi/

/Telegrafi/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.