“Haxhijaha” nënshkruan marrëveshje me TEB

Banka TEB, ndër më të fuqishmet në vend, po vazhdon me përkrahjen e agro-bizneseve në Kosovë.

Përfaqësues të bankës TEB sot vizituan ambientet e Shoqatës së Verarisë Enologjia në Rahovec, ku u pritën nga kryetari i shoqatës, Fejzulla Berisha dhe pronari i kompanisë “Haxhijaha”, Ruzhdi Haxhijaha.

Palët nënshkruan një marrëveshje me rëndësi, e cila edhe për një vit jep përkrahje për agro-bizneset, me çka u tha se do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin e ekonomisë së vendit.

640x74

Drejtori gjeneral i bankës TEB , Ajhan Alibejollu tha se pas një viti që po kthehet në Rahovec, suksesi nuk ka munguar, ngase janë dyfishuar poseduesit e agro kartelës.

I pari i TEB-it tha se me nënshkrimin e kontratës me kompaninë “Haxhijaha”, ka filluar një fushatë për financimin e pajisjeve bujqësore me kushte shumë të favorshme.

Nga ana tjetër, pronari i kompanisë “Haxhijaha”, Ruzhdi Haxhijaha tha se kjo marrëveshje do të krijojë kushte më të mira për fermerët.

Edhe kryetari Shoqatës së Verarisë Enologjia, Fejzulla Berisha tha se është mjaft i kënaqur me këtë bashkëpunim, ngase po arrihet që t’iu lehtësohet puna fermerëve me traktorët e siguruar nga kompania “Haxhijaha”.

Për rëndësinë e këtij bashkëpunimi dhe nënshkrimit të kësaj marrëveshje, foli edhe zëvendës drejtori i bankës TEB, Artan Celina, i cili kujtoi se ky akt i sotëm është edhe në favor të gjithë Kosovës.

Kultivimi i rrushit dhe prodhimi i verës është karakteristikë e Rahovecit. Tokat pjellore dhe dielli rreth 270 ditë në vit ndikon që hardhitë të përbëjnë njërën ndër burimet kryesore të ekzistencës së banorëve të kësaj komune. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.