Portieri i KF Rahovecit, Kenan Haxhihamza, ka deklaruar para duelit ndaj Vllaznisë se është atmosferë pozitive në ekip me ardhjen e trajnerit të ri.
KF Rahoveci zhvillon dy ndeshjet e radhës në shtëpi, teksa nesër (e mërkurë) është dueli i radhës ndaj Vllaznisë së Pozhoranit nga ora 15:00.
Për këtë duel, Haxhihamza shprehet optimist dhe se ekipi do të bëjë maksimumin për të marrë maksimumin pozitiv nga këto dy ndeshje.
“Atmosfera në ekip është në nivel, puna me trajnerin e ri filloi. Për mua si portier ndodhi një ndryshim sepse tani kam një trajner (Xhabit Hajrullagën) dhe kam me kë të punoj”.
“Dy ndeshje në shtpëi, pres maksimumin nga lojtarët e mi, tani shpresojmë që edhe pikët të jenë maksimale sepse ato janë për të cilat kemi nevojë tani. Dëshira e vullneti i ekipit për të marrë rezultate pozitive është i madh sepse publiku e meriton për mbështetjen që na jep. Shpresoj në përkrahjen e publikut, i cili përkundër rezultateve negative, jam i bindur se nuk do të na lë pa na përkarhur, jam i bindur se do të jenë bashkë me ne në përpjekjen për të nisur rezultate pozitive. Pa publikun jemi asgjë, prandaj përkrahja e tyre është fundamentale. Nesër fillon sezoni për ne, me bindjen për rezultate pozitive. Bashk mundemi!”.
“Përgatitjet për duelin e radhës me trajnerin e ri kanë qenë paksa më intensive dhe shpresojmë që të japin frytet e veta, shpresojmë në fitore duke garantuar në maksimumin tonë”, deklaroi Hajrullaga për Rahoveci24. /Rahoveci24/