Haxhihamza e ngrit veten dhe klubin – prej vendit të fundit, Dukagjini tash kërkon Evropën

Kenan Haxhihamza është shndërruar në pikën e kthesës të sezonit të KF Dukagjinit.

Kështu ka shkruar edhe gazetari i njohur, Arbon Flugaj duke treguar disa statistika pas fitores sot që Dukagjini arriti ndaj Trepçës 89.

Kenan Haxhihamza zuri vendin si portier i parë pas një diskriminimi që ju bë shumë kohë, e ju dha mundësia për të mos e shpërdoruar më kurrë.

Nga ai momenti, pjesa tjetër është histori, Dukagjini ka lëvizur nga pozita e fundit në pozitën e pestë në tabelën e Superligës.

Për 50 ditë Dukagjini nga vendi i fundit tash kërkon të dalë në Evropë – një rrugëtim i pabesueshëm i arritur falë performancave epike të djaloshit nga Rahoveci i cili arriti të ndalë dy penalti javë më parë ndaj Llapit për të siguruar fitore në udhëtim.

Nga xhiro e 9 kur Haxhihamza e rifitoi pozitën e portierit titullar, Dukagjini ka fituar 19 pikë në 9 ndeshje, me 6 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje që janë rezultate më shumë se impresive për një klub si Dukagjini.

Gjatë kësaj periudhe Kenan Haxhihamza në 6 ndeshje nuk ka pranuar fare gol.

Me të vërtet ka merituar të ftohet nga Kosova.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.