Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka qenë prezent në vizitën e ministrit të bujqësisë, Faton Peci në Rahovec, së bashku me deputetin Eman Rrahmani.
Haxhi Avdyli gjatë këtij takimi me fermerë të komunës së Rahovecit dhe qytetarë të interesuar për programin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai në deklarimin e tij zbuloi një detaj interesant, që më parë nuk është ditur nga askush.
Sipas Haxhi Avdylit, tashm ish-deputeti dhe kryetari i ardhshëm i Rahovecit, Visar Korenica, ua ka lënë amanet ish kolegëve të tij deputet që të punojnë për të sjellur Fakultetin e Bujqësisë në Rahovec.
“Visari çdo herë e ka potencuar se Fakulteti i Bujqësisë duhet të shkojë në Rahovec. Në çdo takim që kemi pasur së bashku, ai ka kërkuar përkrahje nga ne për këtë kërkesë të veçantë të tij”.
“Unë dhe Eman Rrahmani zotohemi se do të jemi përkrahës të këtij “amaneti” nga Visar Korenica, të cilit i dëshirojmë qeverisje të suksesshme në mandatin e ardhshëm 4-vjeçar me mbështetje të plotë nga Qeveria e Kosovës dhe mazhoranca në Kuvend”, ka deklaruar në këtë tubim Haxhi Avdyli.
Ndërkaq, deputeti Eman Rrahmani shtoi se vetëm Visar Korenica ka mundur të lë komoditetin prej deputeti për t’u marrë me problematika lokale, duke thënë se këtu shihet sa e do ai Rahovecin.
/Rahoveci24/