Hasan Përboqi u zgjodh kryetari i ri i të rinjve të AAK-së.
Pozitës Përboqi iu gëzua duke postuar në Facebook ku konfirmoi pozitën e re në parti.
Nga Kuvendi i të rinjve të AAK-së i mbajtur sot, mora besimin e plotë nga të gjithë delegatët e pranishëm në kuvend që nga sot të udhëheq me të rinjët e AAK-së në Rahovec.
Falënderim për çdo delegat që me votë demokratike ma besuan udhëheqjen e ARK-së, dega Rahovec.
Rinia sot dëshmoi se AAK-ja në Rahovec është më e fortë se kurrë më parë.
Me pjesmarjen e tyre sot na nderuan antarët e kryesisë së ARK-së me në krye kryetarin z.Driton Bardheci, po ashtu pjesmarës ishte edhe kryetari i komunës së Rahovecit z.Smajl Latifi i cili njëkohësisht është edhe kryetar i AAK-së, dega Rahovec.