Harroni sot vitet e humbura dhe me gënjeshtra, sot të gjithë në palestër

Sot bëhet edhe hapja zyrtare e arenës “Mizahir Isma”, palestrës që filloi të ndërtohet 12 vjet më parë.

Rahovecianët kanë luftuar me vite, shumë klube u shuan dhe filluan të veprojnë sërish me shpresën për përfundimin e palestrës.

Sot me hapjen e Final 8 të Kupës së Kosovës nuk po fillon vetëm një garë e madhe e basketbollit, por është shumë më shumë – po i jepet fund një hegjemonie 12 vjeçare anti-sportive, po i jepet fund shuarjes së 12 gjeneratave të talenteve.

Sot është dita ku duhet të harrohen vitet e humbura dhe gënjeshtrat e matrapazëve të të gjitha partive politike.

Sot, i gjithë Rahoveci duhet të jetë prezent në arenën “Mizahir Isma” aty ku sot fillon rrugëtim i ri për sportin rahovecian.

Palestra solemnisht përurohet në ora 18:30, pasi Rahoveci zhvillon çerekfinalen e Kupës ndaj Don Boskos në ora 19:00.

Më parë zhvillohen edhe dy ndeshje të ditës së parë të Final 8, dueli i femrave Bashkimi – Prishtina dhe çerekfinalja Trepça – Prishtina e meshkujve nga ora 17:00.

Biletat janë me çmim modest prej 2 eurove për të gjitha ndeshjet e një dite dhe mund të blihen në zyret e palestrës. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.