HardhFest me ankand bamirësie për pikturat e Art Sympozium!

HardhFest ka vendosur që të kontribuojë për komunitetin me të bëmat e një nga aktivitetet më interesante të festivalit.

Sipas informacioneve të Rahoveci24, këshilli organizativ i HardhFest shumë shpejt do të dalë me një komunikatë zyrtare, ku do të konfirmojnë se pikturat dhe veprat artistike të realizuara nga kolonia e artistëve në Art Sympozium, do të shiten dhe të hollat e fituara nga shitja e pikturave do të ndahen për bamirësi.

Ky është një tjetër gjest i madh i HardhFest, pas mbarëvajtjes perfekte të festivalit në një nga edicionet ku u shënua historia me pjesëmarrjen më të madhe ndonjëherë në Rahovec.

HardhFest e bëri Rahovecin qendrën e rajonit për tri ditë, ku mbi 32 mijë vizitorë qëndruan në qytetin tonë. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.