HardhFest është i Rahovecit, i të gjithë rahovecianëve – po e bëjmë bashkë

Drejtori i festivalit Hardh Fest dhe një nga themeluesit, Agron Sokoli, në një intervistë ekskluzive për Rahoveci24 ka folur rreth këtij edicioni të festivalit duke u bërë thirrje të gjithë rahovecianëve që të bashkohen në festën e madhe, sepse sipas tij festa është e Rahovecit dhe të gjithë po e bëjmë bashkë atë.

Sokoli në intervistën për Rahoveci24 kërkon mbështetje të fuqishme për HardhFestin.

Ai beson se interesimi i madh për festivalin do të zgjerohet edhe këtë vit dhe pret 50 mijë vizitorë në edicionin e tretë të tij që prej ribrendimit.

Sipas Sokolit, të gjithë që punojnë në organizatë janë në baza vullnetare dhe është përgjegjësi e madhe nga se imazhi i Rahovecit në botë është HardhFesti.

Intervista e plotë me Agron Sokolin:

Jemi pak ditë nga fillimi i festivalit më të madh në Kosovë, HardhFest. Është edicioni i tretë që prej ri-konceptimit të festivalit të rrushit. Si po ecin përgatitjet për edicionin e tretë?
Edicioni i tretë i festivalit vjen me sloganin “Mbas verës vjen vera”. Tani jemi në fazën finale të organizimit dhe përgatitjet janë duke shkuar sipas planit të Këshillit Organizativ me dinamikë të paraparë të projektit.
Vitin e kaluar Rahovecin e kanë vizituar për HardhFest 32 mijë vizitorë, cilat janë parashikimet tuaja në këtë edicion të tretë që pa dyshim se do të jetë më masiv?
Interesimi është shumë i madh si nga të gjitha vendet e Kosovës, Shqipëria po ashtu edhe nga i gjithë rajoni si prej Bullgarisë, Malit të Zi, Greqisë, Kroacisë e vende të ndryshme të botës. Ne si këshill presim që të kemi mbi 50 mijë vizitorë. Tani me HardhFestin e ka vendosur Republikën e Kosovës në listën e ngjarjeve më të mëdha botërore. Në Rahovec të gjitha objektet hoteliere janë të rezervuara gjithashtu edhe në HardhCamp kanë mbetur shumë pak vende. Tani jemi duke i drejtuar të gjithë turistët në hotelet përreth Rahovecit.
Na flisni për disa ndryshime që keni vendosur t’i realizoni për këtë edicion të tretë, si për shembull zgjerimi i festivalit në katër ditë?
Festivali sivjet përpos prodhimeve vreshtare dhe verëtare ka vendosur të bëj prmovimin e komunës së Rahovecit në aspektin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore. Prandaj edhe promo zyrtare e HardhFest 2017 ka për temë Trashëgiminë Kulturore prodhuar nga produksioni profesional ARTVISION.
Aktivitete të cilat janë sivjet në program do të jenë: Garat në shpejtësinë e rrushti, garat në shtrydhjen e rrushit, pjekja e rakisë rreth kazanit, kolonia artistike, HardhTour vizitë vendeve të trashëgimisë kulturore e plotë të tjerë.
Festivali ka hapur 17 zyre nëpër botë dhe duke i falënderuar diasporës së Rahovecit, festivali ësthë duke u promovuar në vende të ndryshme dhe ata në baza vullnetare.

Festivali dihet se nuk është lehtë i realizueshëm kur marrim parasysh faktin se nuk është ngjarje komerciale. Nuk ka as përfitime nga biletat e mundshme për ngjarjen kryesore, teksa fokusi është në promovimin e vlerave. Si qëndron festivali në aspektin financiar këtë edicion për dallim nga viti i kaluar dhe a keni përkrahjen e sponsorëve?
Stafi Hardh Fest qysh ne momentin e ri brendimit ka vendosur se nuk do te kete vend per kuantitet por vetem per kualitet , pasi qe festivalin me shume e kemi mision per promovimin e komunes tone dhe i gjithe stafi punon ne baza vullnetare tash e tre vjet . Sa I perket sponsoreve eshte njejte si viteve te kaluara nuk ka ndryshime te medha por po arrijm te perfundojme disi, duke e pas parasysh se keso eventesh jane shume te kushtueshme e ne luftojme gjithmone qe festivali te kete vlera dhe qellimi jone eshte qe ta ngrisim festivalin ne nivel boterore. Dhe me lejoni qe portalin tuaj rahoveci24 sponsorin tone medial tanime tradicional ta falenderoj publikisht per perkrahjen madhe qe na beni qe nga dita e pare .

Cilët janë përkrahësit kyç të festivalit?
Festivali mbahet nen patronatin e Ministrise se Bujqesise dhe Komunes Rahovec si dhe ne partneritet me Stone Castle dhe perkrahjen e sponsoreve.

Në skenën e madhe të Konakut do të ngjitet Joe Lynn Turner, ish-antar i Deep Purple dhe Rainbow. A mendoni se me legjendën e rokut HardhFest ka bërë hapin e parë drejt ndëkombëtarizimit të madh?
Besoj qe eshte bere hapi i pare drejt nderkombetarizimit vitin e kaluar e sivjet e kemi vulosur nderkombetarizimin me sjelljen e rock legjendes Joe Lynn Turner ish vokalistin e Deep Purple dhe Rainbow dhe hapjen e zyreve te Hardh Festit neper bote dhe besoj qe kemi bere nje hap te madh per promovimin e Komunes tone Rahovec dhe Republikes se Kosoves pasi tani veq jemi ne Turnen zyrtare dhe ne te gjitha faqet zyrtare te internetit te Joe Lynn Turner.

Cila është ajka tjetër sipas jush e programit artistik?
Programi artistik eshte sajuar dhe menduar mire nga Grupi punues Artistik dhe perpos Joe Lynn Turner mendoj se ajka e festivalit do te jete ri sjellja e Grupit 403 ne koncertet live, pastaj hapja e koncertit do te behet nga Familja Shtavica qe jane rocker te vjeter nga qyteti yne dhe do te performojne tre gjenerata qe e kane kultivuar rockun ne vendin tone , artistet tjere vendor qe do te marrin pjese jane: Naser Dula dhe grupi Rrufeja , DJ NWE , MAARVEL ,DJ JUMP .
Perpos te lartepermendurve do te performoj edhe Grupi nga Suedia MEMORY WRITERS dhe BB.POQI, OFCHESTRA dhe atraksioni I festivalit do te jete Gamblemania&Band&Xhurim Dema.
Per pjesen finale te mbremjeve do te perkujdesen dy DJ te njohur ne te gjitha trevat shqiptare DJ ODA dhe DJ MICKEY.

Priten shumë turistë ndërkombëtarë. Sa është i gatshëm festivali për të përballuar fluksin e vizitorëve në aspektin e guidave turistike?
-Ka shume interesim te madh nga te gjitha vendet e botes . Me perkrahjen e te gjithe qytetareve te komunes tone dhe institucioneve ne jemi te gatshem qe te perballojme fluksin e turisteve. Sa I perket guidave turistike te gjitha jane te gatshme dhe te organizuara mire nga profesionistet e turizmit.

Cili është stafi juaj dhe si po shkon puna në organizimin e tij?
Stafi jone perbehet shumica nga shoqeria civile te cilet punojne ne baza vullnetare dhe puna po shkon shume mire pasi te gjithe jemi bashkuar per nje kauze promovimin e komunes tone Rahovecit dhe produkteve tona vreshtare , veretare dhe trashegimise kulturore.

HardhFest është pa dyshim identiteti i ri i Rahovecit në botë. A ju bën krenar ky fakt?
Ky fakt na obligon dhe na shton pergjegjesine qe te jemi te perkushtuar edhe me shume ne qellimet tona , ndersa na bene krenar qe Rahoveci me ne fund po e merr promovimin qe i ka takuar gjithemon ne bote.

Cila është porosia juaj për adhuruesit e muzikës, adhuruesit e rrushit dhe adhuruesit e verës e në veçanti për bashkvendasit tanë, rahovecianët?
Porosia per adhuruesit e muzikes , rrushit dhe veres eshte ejani te gjithe ne Rahovec me 7,8,9 dhe 10 Shtator te perjetoni mikepritjen dhe bujarine Rahoveciane.
E ne veçanti porosia per bashkevendasit tane, po e bejme festivalin se bashku ,festivali eshte i te gjithe neve , prandaj eshte madheshtor. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.