Hardh n’Ven shtyn derbin ndaj Yllit, e gjithë vëmendja në eventin unik

KB Rahoveci është njoftuar të mërkurën nga Komuna e Rahovecit se nuk do të mund të zhvillojë sipas programit ndeshjen ndaj KB Yllit.

Kështu kanë konfirmuar zyrtarët e klubit për Rahoveci24, duke thënë se shkresa e dërguar nga komuna thotë se për tre ditë nuk do të mund të zhvillohet asnjë aktivitet në palestër, e përreth saj, pasi që do të jenë rrugët e bllokuara dhe do të ketë fluks të madh çka mund të paraesë probleme për sigurinë.

Arsyeja kryesore ndërkaq është eventi Hardh n’Ven i organizuar nga HardhFest pikërisht te hyrja kryesore e palestrës në rrugën “Xhevat Kasapi”.

Kjo ka bërë që kjo ndeshje të shtyhet në një afat të pacaktuar kohor.

Ndeshja e radhës për Rahovecin është ndaj Vëllaznimit në Gjakovë më 29 dhjetor të enjtën.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.