Hardh n’Ven, dëshmi se Rahoveci e bon ma s’miri

Në Rahovec thjesht nuk është investuar nga shteti, se për kulturë, traditë, organizime argëtuese e sportive – janë pak mjedise urbane në Kosovë që mund t’ua shtrijmë dorën.

Këtë e tregoi edhe një herë HARDH n’VEN, një event unik nga HardhFest i ribrenduar nga një mjeshtër siç është rahoveciani krenar Agi Haxhimurati dhe në realizim të programit artistik nga Gardalin Shtavica – i cili do të lë gjurmë në kujtesën jo vetëm të vendasve të pranishëm, por të shumë vizitorëve nga mbarë Kosova.

Një sukses i zakonshëm ky për Agron Sokolin, i cili do të organizojë edicionin e 8-të vitin e ardhshëm të HardhFest, por shumë i nevojshëm për Rahovecin, është suksesi me eventin unik Hardh n’Ven.

Në datën 23 Dhjetor askush nuk do ta kishte paramenduar se Rahoveci do të ishte epiqendër e ndonjë eventi duke ditur se në mbarë Kosovën ka organizime të ndryshme.

Sidoqoftë, ndryshe nga stereotipet në një organizim 100% pa pagesë, buzë lokaleve të të ashtuquajturës “Rruga B e Rahovecit”, eventi unik Hardh n’Ven filloi sivjet, për të vazhduar viteve të ardhshme sërish me plot sukses.

Valët pafund të njerëzve deri në orët e mëngjesit janë dëshmi se Rahoveci për kulturë, traditë, mikpritje dhe organizime argëtuese e sportive pak kujt ja shtrin dorën.

Thjesht, në Rahovec nuk është investuar aq sa duhet nga shteti dhe janë këto organizime si Hardh n’Ven të cilat po arrijnë cementojnë fuqishëm statusin e Rahovecit në hartën e argëtimit dhe kulturës në Kosovë.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.