Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me anë të një video promocionale, u ka bërë thirrje rahovecianëve që ta votojnë Smajl Latifin në zgjedhjet e 17 tetorit.
Haradinaj në videon e publikuar shfaqet me kandidatin e AAK-së dhe drejtorët e tij.
Haradinaj në video potencon se në Rahovec janë bërë punë të mira.
Ai po ashtu u bëri thirrje rahovecianëve që të votojnë njeriun transparent dhe në bazë të ligjit.
Kjo video është postuar në faqen zyrtare të Ramush Haradinajt dhe nuk është shpërndarë fare në faqen zyrtare të kandidatit të AAK-së për Rahovec e as në ndonjë prej drejtorëve, arsyeja për këtë nuk dihet.
Video nga Haradinaj kliko këtu