Haradinaj shpall fitoren e AAK-së në Rahovec

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një tubim në Rahovec me Smajl Latifin dhe kandidatët për Asamble.

Ishte ky tubimi hapës dhe me siguri përmbyllës, kurse kjo ishte vizita e parë e Haradinajt në Rahovec, përpos një video të publikuar në rrjete sociale prej tij.

Gjatë fjalimit të tij ai thurri lavde për Smajl Latifin, teksa tha se fitorja është e garantuar.

Ramush Haradinaj e shpall fitoren në Rahovec kështu vetëm tetë muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme ku partia e tij pësoi humbje.

Megjithatë, duket se Haradinaj është i bindur se një nga komunat që do të triumfojnë është pikërisht Rahoveci me Smajl Latifin.

Fjalimi i plotë i Haradinajt: Kliko Ketu

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.