Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se në komunën e Rahovecit për garën e balotazhit partia e tij pati përkrahjen e dikur rivalëve të përbetuar në komunën tonë, të PDK-së.
Duket se në balotazh AAK nuk ishte e vetme.
Përpos “neutralitetit” të Burim Krasniqit dhe LDK-së, duket se AAK kishte fjalën e PDK-së për ndihmë në garën e balotazhit.
Haradinaj pohimet i bëri në Kanal 10 në paraqitjen e tij të hënën mbrëma.
Mbetet të shihet nëse Smajl Latifi do ta konfirmojë edhe zyrtarisht koalicionin me PDK-në dhe që të ndajë pushtetin me këtë parti.
Kujtojmë se AAK dhe PDK ishin në luftë të ashpër për më shumë se gjysmë-dekade për të parin e komunës së Rahovecit, por në balotazhin e fundit duket se gjërat kanë ndryshuar.
Shikoni videon e plotë: Kliko KETU