Haradinaj merr mbështetjen e rahovecianëve për zgjedhjet lokale

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj ka vizituar sot banorët e fshatit Fortesë të Rohovecit në të cilin ishin vrarë 68 civil gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ai në profilin e tij në facebook ka shkruar se ka marrë zotimin e këtyre banorëve se do ta përkrahin Smajl Latifin për kryetar të kësaj komune.

Ai ka thënë se AAK-ja do të jenë të zëshëm rritjen e përkrahës për këtë zonë e cila pos vuajtjeve dhe sakrificës po e dëshmon se është zemra e bujqësisë në Kosovë.

Ja postimi i tij i plotë në facebook:

Sonte kisha nderin të bashkëbisedoi me banorët e fshatit Fortes të Rahovecit, fshat i cilli humbi mbi 68 banorë me 25 mars të ’99-ës.

Një pritje e tillë rrall me ka ra me pa!

Diskutuam përplot tema nacionale por e veçantë ke menaxhimi i dobët i sektorit të bujqësisë nga niveli lokal dhe ai qendrorë.

Të gjithë ata burra u zotuan se do përkrahin Smajl Latifin për kryetar të komunës dhe AAK’n në perspektivë.

Do të jemi të zëshëm në rritjen e përkrahës për këtë zonë e cila pos vuajtjeve dhe sakrificës po e dëshmon se është zemra e bujqësisë në Kosovë.

DH

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.