Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, gjatë replikave të tij në interpelancën për ministrin e Bujqësisë Nenad Rikalo, ka thënë se institucionet e kanë dhënë fjalën e tyre për këtë ngjarje.
Mirëpo, kryeministri ka shkuar edhe më tej, duke dhënë detaje për këtë rast.
Ai ka thënë se, ata që kanë folur për ministrin Rikalo, vetë ata ia kanë zënë banesën e tij në Dardani dhe kanë kërkuar para për ta liruar atë.