Haradinaj alarmohet, takon strukturat e AAK-së, kërkon mobilizim për Smajl Latifin

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se kanë filluar takimet me udhëheqjet e degëve të Aleancës nga e tërë Kosova. 

“Pritëm sot kolegët e degëve të Gjakovës, Deçanit dhe Rahovecit. 

Diskutuam për sfidat e fuqizimit të Aleancës në këto tri komuna, që janë edhe shembull i qeverisjes së mirë komunale. Pres aktivizimin dhe mobilizimin e të rinjve në kuadër të AAK-së, hapjen e mëtutjeshme të partisë për kuadro të reja, si dhe organizimin në të gjitha nivelet e shtrirjes së saj”, thuhet në njoftimin e Haradinajt në Facebook.

Rahoveci24 mëson se Haradinaj i ftoi strukturat e degës së Rahovecit i alarmuar për mundësine e humbjes në zgjedhjet lokale ku ka kërkuar mobilizim të madh për të mos i humbur komunat që AAK i ka në zotërim.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.