Është hapur akademia e futbollit Grape City në Rahovec, e cila pritet të fillojë punën nga fillimi i Marsit.
Grape City ka konfirmuar fillimin e punës në faqet e reja zyrtare të hapura në Facebook dhe Instagram.
Kjo akademi e futbollit që do të veprojë në Rahovec do të zhvillojë stërvitjet në kompleks “te Epopeja”.
Akademia e cila do të merret ekskluzivisht me ngritjen e talentëve të futbollit nga mosha të hershme U9 e më tutje, premton shumë që do të jetë një vatër e zbulimit të talentëve.
Në këtë Akademi do të punojnë disa prej trajnerëve më të mirë dhe të licencuar nga FFK-ja, bëhet fjalë për Albion Krasniqin, ish-futbollistin e KF Rahovecit dhe ish-trajnerin e shkollës së futbollit të Rahovecit.
Atij do t’i bashkangjitet edhe Arsim Kastrati, ikonë e futsallit në Kosovë, sigurisht në rolin e trajnerit dhe udhëheqësit të shkollës.
Një nga udhëheqësit e Akademisë do të jetë Skender Hamza, një emër i njohur që ka kontribuar në institucione tash e shumë vite dhe që ka kontribuar veçanërisht me familje për Rahovecin.
Regjistrimet kanë filluar dhe puna fillon nga fillimi i marsit. /Rahoveci24/


