Hapen portale të shumta në Rahovec para zgjedhjeve

Fillimisht ishte Rahoveci n’Fokus, më pas Raho Gazeta, por gjithçka në rregull deri këtu. Rahoveci24 ka vërejtur shtim të aktivitetit të portaleve të dyshimta ku janë hapur portale të reja në prag të zgjedhjeve të reja, mësojnë burimet tona.

Këto portale me prapavijë të dyshimtë janë të financuara nga persona të ndërlidhur ngushtë me partitë politike.

osa1

Rahoveci Plus është një portal i ri i hapur së fundmi, në mesin e shumë portaleve tjera.

Ky portal sipas burimeve të Rahoveci24 është i financuar nga LDK-ja, dhe ka për qëllim që të minojë fjalën e lirë në Rahovec.

Sipas burimeve shumë të sigurta të portalit, madje dihet edhe pronari i portalit – emër i njohur për redaksinë, ku për çështje të mos ndikimit në garën elektorale, emri i tij nuk po përmendet, pasi është kandidat për deputet.

Rahoveci24 merr vesh se janë rreth 10 mijë euro në start të investuara në hapjen e përhapjen e mëtejshme të këtij portali, me shifra të mëdha të sponsorimit të postimeve që janë duke ndodhur.

Rahoveci24 është portali lokal i parë origjinal, që i ka shërbyer kryekëput kauzave në dobi të komunës së Rahovecit duke ndikuar në shumë tema të mëdha siç ishte palestra e sporteve dhe ndalimi i autostradës së dukagjinit.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.