Handikos Rahovec sot përmbylli me sukses aktivitetet e vitit 2024, në një ngjarje ku morën pjesë anëtarët e organizatës, duke reflektuar mbi arritjet dhe sfidat e vitit që po përfundon. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, si dhe drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Saranda Sallteku. Gjithashtu, morën pjesë përfaqësues të organizatave joqeveritare nga komuna e Rahovecit, të cilët falënderohen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Pjesëmarrja e anëtarëve të Handikos Rahovec pasqyroi rëndësinë e bashkimit dhe përkushtimit për të avancuar të drejtat dhe mirëqenien e personave me aftësi të kufizuara.
Shprehim shpresën që viti 2025 të sjellë më pak sfida dhe të jetë edhe më i suksesshëm për organizatën dhe të gjithë komunitetin tonë.


