Hafiz Sulejman Bugari: Duani njerëzit dhe mos prisni asgjë prej tyre

Hafiz Sulejman Bugari, në kuadër të Panairit të 28-të Ndërkombëtar të Librit në Sarajevë, të organizuar nga Shtëpia botuese Connectum, mori pjesë në me lexuesit e veprave të tij dhe nënshkroi librin e tij të ri “Thënie për parajsën nga parajsa”, si dhe veprave tjera të tij.

Me këtë rast Bugari për AA tha se kjo është një përpjekje që “njeriut, së pari vetes sonë pastaj edhe të tjerëve, t’u ofrojmë dhuntinë që ne përdorim çdo ditë, por që nuk jemi të vetëdijshëm sa duhet për të, dhe kjo është gjuha”.

“Pra, ne fasim, dhe ne nuk jemi sa duhet të vetëdijshëm për atë që themi. Gjuha është një mjet, jo vetëm për komunikim, por për vetë-kuptim. Nëse ne e kuptojmë veten tonë, atëherë ne do të jemi në gjendje për të kuptuar edhe të tjetrët”, tha Bugari.

Ai theksoi se është shumë e rëndësishme që të duam njerëzit, dhe të mos presim asgjë prej tyre.

“Ndoshta njerëzit e ndjejnë këtë. Pra, duani njerëzit, ndihmoni, mbështesni ata. Duaj – mos prit asgjë, ndihmo-mos prit asgjë. Ne duhet të hapemi dhe të kërkojmë anët pozitive brenda nesh”, tha Bugari.

Drejtori i Shtëpisë botuese Connectum Ajet Arifi tha se vizitorët dhe lexuesit kanë mundësinë që vet autori Sulejman Bugari t’ua nënshkruajë librin e tij të ri “Thënie për parajsën nga parajsa” ose ndonjë nga të mëparshmet.

“Ky është një takim i autorit me lexuesit e tij dhe natyrisht, nënshkrimi i librit. Nuk ishte e vështirë për të arritur deri tek kjo ide, sepse kjo në fakt është një standard në mbarë botën. Ne çdo herë kemi problem me ‘audiencën e tepërt’ kur bëhet fjalë për Bugarin”, tha Arifi, duke shtuar:

“E dimë se Sulejman Bugari, pavarësisht nga fakti është një autor eminent, dhe një veprimtar i shkëlqyer i Bashkësisë Islame në Bosnjë e Hercegovinë (BeH). Kështu, kujdesi i tij shprehet në çdo hap dhe ndaj çdo personi pa dallim feje, kombësie … Të gjithë ne që jetojmë në të njëjtin qytet dhe të njëjtin vend me Bugarin, e dimë se kjo është kështu”, ka thënë Arifi.

Libri është shkruar në formën e proverbave dhe aforizmave që lindin nga njohuritë e kondensuara, përvoja dhe praktika e jetës së autorit. Janë botuar edhe shënime shumë të vlefshme të thënieve të Bugarit të bëra nga akademiku Rashid Hafizoviç.

Në Sarajevë të mërkurën është bërë hapja solemne e Panairit të 28-të Ndërkombëtar të Librit në Sarajevë, në të cilin marrin pjesë rreth 200 ekspozues nga BeH, vendet e rajonit dhe vende të tjera. Vendi partner i Panairit të këtij viti është Republika e Turqisë./AA/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.