Hadis Durguti nuk ftohet nga Kosova U16, kush është fajtori?

Hadis Durguti nuk është ftuar nga përfaqësuesja e Kosovës U16.

Multi-talenti rahovecian i cili u shpall kampion në kategorinë e vet duke shkëlqyer bashkë me shokët e tij, nuk arriti që të ftohet nga Kosova U16 për ndeshjet ndërkombëtare Challenger.


Kështu ka vendosur Dritëro Sefaja, trajneri i Kosovës U16 .

Nuk është hera e parë që neglizhohen talentët e Rahovecit edhe atëherë kur meritojnë pjesë e Kosovës.

Duket se gjumi i thellë gjatë kësaj vere dhe mos angazhimi me kategoritë e reja ndikoi që as Hadisi e as Bardhi të mos ftohen nga Kosova U16 respektivisht Kosova U20 .

Kujtojmë se Hadisi ra në vëmendje të zyrtarëve të klubit vetëm pas streetball Kokrrës edhe pse u shpall kampion me vet klubin, gjë që është vërtet shqetësuese sa i përket te ardhmes së talentëve rahovecian të basketbollit kur dihet se basketboll luhet në secilën lagje.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.