Habib Vuçitërna shënon fitore të madhe, feston me flamurin kuq e zi

Habib Vuçitërna ka arritur të shënojë fitoren e dytë në karrierën e tij.

Ai mposhti gjeorgjianin Zadishvilli pas një lufte të madhe dhe shumë të vështirë.

Ndeshjen Vuçitërna e fitoi me vendim unanim gjyqtarësh pasi në raundet e fundit e rraskapiti kundërshtarin e tij provokator.

E gjithë arena në Vienë e përkrahu djaloshin e madh rahovecian.

Pasi u shpall fitues, Vuçitërna festoi me flamurin kombëtar, kuq e zi.

Nga dy ndeshje deri tash në karrierën e tij, Vuçitërna ka dy fitore.

/Rahoveci24/

 

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.