Kandidati i VV-së për Asamble Komunale, Habib Dina, është duke pasur fushatë të mrekullueshme, pasi tash me gjuhë mjaft argumentuese ka deklasuar kandidatin e AAK-së, Drilon Mustafa.
Në lajmin e publikuar nga Rahoveci24 për deklaratën e Liburn Aliut i cili shprehu habinë e tij se si Rahoveci u shpall komuna më transparente përkundër gropave të shumta dhe katrahurës urbanistike.
Ishte Drilon Mustafa ai që me një koment “tentoi” të sfidonte ministrin Liburn Aliu.
Atij i ka replikuar me një foto dëshmi kandidati i VV-së për Asamble Komunale, Habib Dina, i cili ja ka sqaruar se në Rahovec për një vit janë lëshuar vetëm 52 leje ndërtimi që flet më shumë për katrahurën urbanistike.
“Drilon, edhe pse je arkitekt me profesion pe shoh që e ke të nevojshme me lexu pak më tepër se çfarë është katrahura urbanistike. Nëse një komunë për nëj vit kemi vetëm 52 leje ndërtimi, kjo më së miri flet se çka është katrahura urbanistike. Rahoveci është një komunë në të cilën lulëzon ndërtimi pa leje, kurse ju si ekspert i çështjes vetëm sa kontribuoni në këtë drejtim të katrahurës, sepse kurrë nuk e keni ngritur zërin për ndërtime ilegale”, u shpreh Dina.
Më pas Mustafa i replikoi sërish, duke përmendur kontributin e tij për hartën zonale dhe prioritetet e tij si asambleist.
Kujtojmë se Drilon Mustafa, pra kandidati i AAK-së për Asamble Komunale, është i përfshirë në tenderë nga komuna e Rahovecit, pra ka përfituar tenderë e projekte nga komuna që udhëheq partia e tij.
/Rahoveci24/

