Duket se fushata po merr përmasa tjera. E tubimi i Burim Krasniqit në Gur të Kuq ka nxehur pak atmosferën mes LDK-së dhe AAK-së respektivisht përfaqësuesve të partive nga këto zona.
Pas tubimit në Guri i Kuq, Burim Krasniqi falënderoi banorët për përkrahjen e tyre, një përkrahje më e madhe për dallim nga 4 vitet më parë kur ai takoi vetëm disa persona në rrugë.
Është shefi i kabinetit të Smajl Latifit, Ardit Halilaj, ai që ka bërë një veprim interesant në postimin e Burim Krasniqit, duke përqeshur me një reaction “HAHA” në këtë postim.
Duket se përfaqësuesve të pushtetit nga kjo zonë nuk i ka pëlqyer ky tubim, ose personat prezent nuk janë përfaqësues të vërtetë të Gurit të Kuq, ende nuk dihet arsyeja e saktë e atij reagimi.
Ardit Halilaj u rekrutua në zyren e komunikimit me publik të Smajl Latifit, për t’u bërë shef i kabinetit pas largimit të Ali Morinës nga kjo pozitë.



