Gruaja e Burim Krasniqit përfitoi 62 mijë euro grant, zbulon Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, shumë herë i kritikuar nga Rahoveci24 për politikat e tij, ka sulmuar në mënyrë spektakolare emra të shumtë politikë, përfshirë eksponent të politikës në Rahovec.

Peci shpërtheu me një publikim duke arsyetuar ndarjen e subvencioneve për familjarët e Fitore Pacollit, duke thënë se aspekti politik nuk duhet të parandalojë askënd që të marrë grant.

osa1

Ai publikoi një grafikë ku shihet se gruaja e Burim Krasniqit përfitoi 62 mijë euro grant, pra Edita Krasniqi apo biznesi Vigani Foods Sh.P.K.

Kujtojmë që prej kohësh krahas politikës që duket se e ka vënë në favor të biznesit, Burim Krasniqi është zgjeruar edhe në biznes.

Ai themeloi dhe po operon me biznesin Vigani Foods Sh.P.K. që po i sjell atij të mira materiale nga paratë e taksapaguesve, siç ishte ky grant prej mbi 60 mijë euro, në emër të gruas së tij.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.