Gropat gjigante prishin veturat 300 metra larg Kuvendit Komunal (Foto)

Gropat gjigante janë hapur pas punimeve të bëra vetëm 300 metra larg Kuvendit Komunal të Rahovecit.

Është një nga rrugët më të frekuentuara të qytetit, por tash e sa kohë, edhe një prej më të dëmtuarave.

Gropat që janë hapur pas punimeve të bëra aty, janë jashtëzakonisht të mëdha, kurse përpjekja për t’iu shmangur atyre dështon gjithmonë.

Rruga gjendet vetëm 300 metra larg Kuvendit Komunal dhe qytetarët janë shprehur shumë të shqetësuar, ashtu sikurse edhe ngasësit të cilët kanë vizituar më shpesh auto servisët.

Qytetarët shpresojnë në reagim të institucioneve, në të kundërtën ata kanë thënë se do të mblidhen me forcat e veta dhe do të betonojnë ose asfaltojnë rrugën në shenjë revolte.

Në përgjithësi ndërtimi i rrugëve të reja dhe menaxhimi i tyre prej dëmtimeve ka qenë i kënaqshëm, por mbetet të shihet çka do të ndodhë në këtë rrugë, nëpër të cilën frekuenton çdo ditë edhe vet kryetari i komunës, Idriz Vehapi.
/Rahoveci24/

rruga 1 rruga 2 rruga 3 rruga 4 rruga 5

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.