Gratë dhe avancimi i tyre në politikë – Opinion nga Arbesa Neziri

Edhe pse është shumë e vështirë për një grua përfshirja dhe rrugëtimi I saj në politikë, Unë besoj fuqishëm se gratë mund të luajnë rol të rëndësishëm në avancimin e tyre në politikë dhe në demokratizimin e vet partive politike. Një shoqëri e ekuilibruar edhe nga perspektiva gjinore padyshim që bëhet më e hapur e më demokratike.

Kontributi i grave në partitë politike duhet parë jo vetëm si një e drejtë por edhe si një nevojë e shoqërisë për kontributin e tyre.

Një ndër elementet e rëndësishme është fakti se evidencat flasin për përmisim të qeverisjes dhe ulje të korrupsionit falë pjesmarrjes së grave në politike dhe në poste publike.
Prandaj avancimi I grave në politkë bërjen e shtetit kërkon vendosmëri dhe përkushtim përmes arsimimit të saj për emancipimin në shoqëri. Një mundësi shumë e duhur dhe e rëndësishme mbi aftësimin dhe edukimin politik është Akademia më profesionale për zhvillimin e karrierës Akademia “ELITA POLITIKE“,e cila mundëson një aftësim dhe trajnim adekuat për tu bëre Elitë Politike.

Në kuadër të ksaj Akademie, ne si student kemi krijuar partine tonë fiktive “SOCIALIZMI DEMOKRAT PËR KOSOVËN“me sinkronim SDK, me qëllim që të aftësohemi nga afër mbi funksionimin e partive politike, ku si platforme të programit tonë rol të rëndësishëm I kemi kushtuar gruas dhe avancmit të saj në politikë.

Duhet të theksohet se çështja e rritjes së pjesëmarrjes së grave në partitë politike dhe në pozita të larta drejtuese të shtetit nuk është vetëm çështje numrash dhe përqindjesh, por është te pesha reale e tyre në procesin e vendimmarrjes.

Le të kujtojmë thënien “Çdo grua, që kupton problemet e drejtimit të një shtëpie, do ta ketë më të lehtë të kuptojë problemet e drejtimit të një shteti” nga Margaret Theçër.

Prandaj I Ftoj të gjitha gratë që të ngirisin zërin dhe të tregojnë aftësitë e tyre të lidershipit sepse Liderët e mirë i bëjnë njerëzit të ndihen sikur janë në zemër të gjërave, jo në periferi dhe të tilla janë padyshim gratë.

Arbesa Neziri
Antare e SDK-Së,
Akademia “Elita Politike“
Kosovë.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.