Grapeland udhëton të shtunënë në “Shani Nushi” për t’u përballur me skuadrën e KB Gjakovës.
Në këtë ndeshje do të mungojë Visar Ejupi, kurse KB Gjakova do të jetë komplet.
Kjo pritet të jetë sfidë mjaft e vështirë për Grapeland Rahovecin që me fitore eventuale i afrohet shumë pozitës së parë pasi në dy ndeshjet e ardhshme pret në “Mizahir Isma” dy ekipet tjera konkurrente KEK-un dhe Sferën, kur dihet se në shtëpi ekipi s’ka asnjë humbje.
Ndeshja zhvillohet të shtunën nga ora 21:00.
/Rahoveci24/


