Grapeland rrezikon sezonin pas humbjes, të dielën vendoset gjithçka në Gjakovë

Grapeland ka pësuar humbjen e parë të sezonit në shtëpi dhe atë në playoff nga një skuadër shumë më e dobët siç është KB Gjakova.

Megjithatë, përkundër epërsisë prej 14 pikëve, një mos koordinim i lojtarëve në bashkëpunim me gjyqtarët e njëanshëm nga Peja bëri që ekipi nga Rahoveci të pësojë humbje me 10 pikë, 74-64.

640x74

Një diferencial prej -24 brenda një periudhe të dy çerekëve, përkundër faktit se ekipi ishte me forcë të plotë, me Visar Ejupin që erdhi nga 40 pikë të shënuara ndaj Istogut.

Për më tepër, ishte ndeshja e parë me 64 pikë të shënuara nga Grapeland këtë sezon, në asnjë ndeshje ekipi nuk ka shënuar më pak se 80 pikë, ndërkaq mesatarja është mbi 90 pikë për ndeshje.

Një sezon i mrekullueshëm është vënë në rrezik, por një fakt që qetëson stafin teknik dhe qytetin është ky: Asnjëherë nuk ka ndodhur që një ekip të mposhtë dy herë Grapeland Rahovecin dhe ky trend pritet të vazhdojë në Gjakovë të dielën, ku ekipi do të udhëtojë maksimalisht i motivuar dhe duke ditur se sezoni është në rrezik, duke ditur se s’ka asgjë për të humbur.  

Krejt Rahoveci në Gjakovë të dielën!

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.