Grapeland Rahoveci të dielën ndeshje vendimtare, ndaj KB Sferës Skenderaj për vendin e parë

Grapeland e pret KB Sferën e të dielën nga ora 16:00 në “Mizahir Isma’ e cila do të jetë ndeshje përcaktuese për pozitën e parë.

Grapeland Rahovecit i duhet vetëm fitorja që të kapë vendin e parë dhe më pas ta mposhtë edhe KEK-un pas dy javësh sërish në Rahovec për të vulosur lidershipin.

E thënë në të bërë duket më lehtë se sa që do të jetë pasi që KB Sfera është skuadra më e papërshtatshme por që Grapeland e ka mposhtur në Skenderaj.

Grapeland Rahoveci nuk ka asnjë humbje deri tani këtë sezon në palestrën “Mizahir Isma” dhe një fitore të dielën do të rriste shumë gjasat që Grapeland Rahoveci të hynte në Ligën e Parë pasi që edhe në playoff do të keteë avantazhin e terrenit vendas.

Në këtë ndeshje luajnë të gjithë lojtarët përfshirë mega yjet Visar Ejupi, Albion Imeri, Hadis Durguti, Hysen Qmega dhe Altin Selmancena.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.