Grapeland Rahoveci pas konfirmimit të Bujar Locit duket se nuk e ka sjellë kot se koti trajnerin pejan në qytetin tonë.
Klubi i basketbollit ka konfirmuar disa lojtarë tashmë, kryesisht vendorë, por që nga jashtë Rahovecit deri tani kanë konfirmuar Besmir Memajn dhe Rron Dahsylën.
Rahoveci24 ka informata se disa lojtarë me emër do të zbarkojnë në Rahovec, përfshirë edhe një lojtarë të huaj që përbën të parin lojtar të huaj në qytetin tonë për basketboll që nga koha e para shuarjes së aktivitetit të KB Rahovecit.
Grapeland Rahoveci me transferimet që do të zbulohen do të jetë një nga top pretendentët për Superligë, një gjë që ka vënë në alarm klube edhe në Superligë, të cilët nuk e duan as se si prezencën e arenës “Mizahir Isma” pasi dihet pasioni i qytetarëve të Rahovecit për basketbollin.
Tashmë edhe biznese të shumta po i bashkangjiten Grapeland Rahovecit në synimet për të vazhduar rrugën e triumfit për qytetin tonë.


