Grapeland Rahoveci në prag të eliminimit, çka ndodh nëse sonte nuk fiton në Obiliq?  

Grapeland Rahoveci ballafaqohet për herë të dytë me një ndeshje eliminuese qysh në ndeshjen e dytë të playoffit.

Histori që po përsëritet në fakt është ajo që po ndodh ndaj KEK-ut. Dita më e mirë e kundërshtarëve qëlloi të jetë sërish në “Mizahir Isma” duke marrë kështu finalen e parë.

640x74

Në një terren të vështirë Grapeland Rahoveci udhëton sonte me gjasa të vogla për fitore dhe në prag të eliminimit.

Në rast të humbjes, Grapeland Rahoveci do të duhet ta kërkojë rrugën për Ligën e Parë nga playouti, aty ku e pret Drita, skuadra e parafundit e Ligës së Parë, me lojtarë të shquar si Laurant Ibrahimi.

Pas një sezoni në vendin e parë Grapeland Rahoveci i udhëhequr nga trajneri Indrit Krasniqi do të kërkojë që të anulojë epërsinë e KEK-ut dhe që ndeshjen e tretë e përcaktuese ta sjellë në Rahovec, për të kurorëzuar sezonin ashtu siç edhe u përmbyll në pozitën e parë dhe me Kupën e dytë të sezonit.

“Një ndeshje finale playoffi me tri ndeshje fitohet nga ekipi më i mirë. Dhe, ne jemi ekipi më i mirë”, u shpreh Krasniqi në faqen zyrtare të klubit me vetëbesim, se ekipi tij mund të fitojë.

Krasniqi ka drejtë për një arsye: Grapeland asnjëherë s’ka pësuar dy humbje rresht në histori të vet dhe nisur nga ky fakt, ekziston shpresa për triumf në Obiliq.

Megjithatë, nga e thëna në të bërë, është një mal i tërë dhe Krasniqi me lojtarët do të ketë punë të vështirë sonte, ku me një fitore barazohet seria dhe gjithçka vendoset në Rahovec.

Lajm i keq është mungesa e Visar Ejupit i cili është i angazhuar sot me Prishtinën, pra Grapeland Rahoveci udhëton i hendikepuar dhe me gjasa të vogla për fitore, por me vetëbesim që si në Gjakovë edhe në Obiliq seria do të barazohet 1-1 me ndeshje dhe ndeshja e tretë zhvillohet në Rahovec.

Në rast të humbjes, duhet të zhvillohen dy ndeshje playouti me KB Dritën nga Gjilani për të kërkuar hyrjen në Ligën e Parë. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.