Grapeland prezanton Rexhën, ai vendos ta lë Superligën për ta kthyer Rahovecin në maje

Grapeland Rahoveci ka befasuar të gjithë duke konfirmuar nënshkrimin me ish-basketbollistin e KB Rahovecit dhe KB Vëllaznimit, Bardh Rexhën.

Rexha sezonin e kaluar ishte te Vëllaznimi, por për shkak të një lëndimi nuk u ftua më nga klubi gjakovar që të performonte në pjesën e dytë të sezonit.

osa1

Megjithatë, gjatë verës klubi gjakovar kishte besimin se do të vazhdonte me lojtarin.

Madje, mediat pranë klubit gjakovar në një farë mënyre “konfirmuan” se Bardhi Rexha ka nënshkruar për Vëllaznimin në Superligë.

Sidoqoftë, në mënyrë absolutisht spektakolare ishte Grapeland Rahoveci që konfirmoi transferimin e tij, ku përkundër faktit se klubi është në Ligën e Parë, Rexha ka pranuar të udhëheqë basketbollin rahovecian drejt Superligës.

Kështu Vëllaznimi ka mbetur i shokuar pa një nga lojtarët më të fortë vendorë dhe do të ketë telashe që ta kompletojë rosterin.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.