Grapeland pret Lipjanin të shtunën, ndeshja e parë në “Mizahir Isma”

Grapeland do të zhvillojë ndeshjen e parë në histori para publikut rahovecas të shtunën nga ora 20:00.

Kundërshtari do të jetë një nga pretendentët për të hyrë në Ligën e Parë, KB Lipjani.

Grapeland e filloi në mënyrë madheshtore sezonin duke triumfuar në udhëtim te KB Llapi me epërsi të thellë.

Ekipi Grapeland Basketball është i vetmi ekip në Rahovec duke mbajtur gjallë këtë sport në qytetin tonë, edhe pse rrugë e gjatë drejt rikthimit në Superligë, ky klub e ka nisur mbarë ngjitjen në piedestal.

Pjesë e këtij klubi janë 100% djem të Rahovecit.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.