Një befasi absolute e dorës së parë – KB Grapeland Rahoveci konfirmon nëshkrimet me një super lojtar të ri, Adis Gashi, i cili sjell krejt talentin në “Mizahir Isma”.
Ekipi është i kompletuar dhe ai pritet t’i bashkangjitet bashklojtarëve në stërvitje në fillim të Shtatorit.
Grapeland po konsilidohet për super sezon dhe për të shkuar në playoff, jo vetëm luftë për mbijetesë.
Deri tash ekipet në Superligë edhe pse kanë buxhet të madh, nuk janë “kumedit çka të forta” dhe në Rahovec pritet që pasuli të hahet kokrra kokrra – sidomos pas ardhjes se Adis Gashit.
Një respekt të madh për punën e djemve Indrit Krasniqi dhe Altin Selmancena që po afrojnë talentët si Gashi në Rahovec.
/Rahoveci24/


